Udhëzues dhe shembuj
Si lexohet një analizë? Filloni me burimin, datën dhe çështjen. Lexoni narrativën, shpjegimin e framing-ut dhe fragmentin që mbështet interpretimin.
Shembull ilustrues: dy tituj mund të trajtojnë të njëjtën protestë. Njëri thekson kërkesat e pjesëmarrësve; tjetri pasojat për trafikun. Tema mund të jetë e njëjtë, ndërsa këndvështrimi ndryshon. Ky shembull nuk vlerëson një media konkrete.
Si bëhet një krahasim? Zgjidhni një temë, media dhe periudhë të përbashkët. Kontrolloni madhësinë e kampionit për secilën media. Lexoni artikujt që qëndrojnë pas numrave dhe shmangni përgjithësimet kur ka pak analiza.
Analistët punojnë nga paneli: kërkojnë artikujt, ndërtojnë dosjen, përgatisin analizat me evidencë dhe i dorëzojnë për kontroll. Materialet bëhen publike vetëm pas miratimit editorial.